Panucci ka lajm të mirë për Italinë para ndeshjes me Shqipërinë

Christian Panucci beson se Italia prapë o të kualifikohet në Kampionatin botëror 2018.

Sport

07/10/2017 11:55

Selektori i Shqipërisë, Christian Panucci ka dhënë një lajm të mirë për Italinë para duelit me ekipin kuqezi të hënën në xhiron e fundit të eliminatoreve për “Kampionatin botëror 2018”.

Panucci beson se “Azzurrët” do ta sigurojnë pjesëmarrjen në garën e madhe në Rusi përkundër telasheve dhe pozitës së dytë në grup.

“Do të jetë një emocion i madh për mua të takohem me ekipin e vendlindjes time”, deklaroi Panucci për “Premium Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Por, unë jam profesionist dhe do ta mbroj punën time deri në vdekje. Jam i fortë nga jashtë edhe pse kam një zemër, do t’i motivoj futbollistët e mi që ta japin maksimumin”, u shpreh ai.

“Unë jam i bindur se Italia do të kualifikohet në Kampionatin botëror”, theksoi Panucci. /Lajmi.net/