Panik në Majorka, peshkaqeni fare pranë bregut – Lajmi.net
Panik në Majorka, peshkaqeni fare pranë bregut
Autori: Lajmi.net ArgëtimBotaFunLajme 13:47, 3 August 2018
Turistët janë përfshirë nga paniku sapo kanë parë që një peshkaqen ka mbërritur fare pranë bregut, fare pranë hapësirës ku notojnë fëmijët.

Peshkaqeni, 3 metra i gjatë, u shfaq krejt papritur në Cala Domingos, një plazh me rërë, tepër i frekuentuar nga turistët që frekuentojnë Majorkan.

Sapo është njoftuar, policia ka mbyllur atë zonë të plazhit duke mos lejuar asnjë plazhist që të hynte në ujë.

Më pas ato kanë ndërhyrë për të larguar peshkaqenin nga bregu për të qetësuar plazhistët që të vijojnë normalisht pushimet, duke e nxjerrë nga uji peshkun grabitqar.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO