Pamjet që tregojnë më së miri ekzistencën e jashtëtokësorëve

Videoja që po qarkullon nëpër internet shfaq një objekt të pa identifikuar që largohet nga hëna, ndërsa disa po pohojnë se kjo është evidenca më e qartë e ekzistencës së jetës jashtëtokësore.

Fun

12/11/2018 20:47

Klipi, i cili ishte postuar në “Mutual UFO Network”, tregon një objekt të vogël të paidentifikuar që po largohej nga sipërfaqja e Hënës.

Ndërsa videoja zgjat 3 minuta, pika shihet duke u larguar përtej errësirës së hënës, drejtim ky i panjohur, transmeton lajmi.net.

Ky nuk është raporti i vetëm për UFO në muajt e fundit. Disa video të objekteve fluturuese në Amerikë alarmuan të gjithë.

Grupet e objekteve janë vërejtur mbi Kaliforni dhe Teksas në muajt e fundit, me të dy ngjarjet që mbajnë një ngjashmëri të çuditshme me këtë zbulim më të fundit.

Si për rastësi, pamjet vijnë vetëm disa javë pasi pretendon se NASA ka mbuluar prova të strukturave të piramidave të huaja në një asteroid./Lajmi.net/