Pamjet më të fundit të Windows 10 me Cortana dhe Edge

Karakteristika dhe përmirësime të reja janë duke u bërë në sistemin më të ri operativ Windows 10, duke u përgatitur kështu para lansimit zyrtar më 29 korrik.

Auto & Tek

30/06/2015 17:39

Microsoft ka lëshuar një pamje të re të Windows 10 një muaj para se sistemi operativ ta bëjë debutimin zyrtar.

I lëshuar dje, pamja shfaqë asistentin digjital me zë dhe shfletuesin e ri Edge. Në fotografinë e lëshuar mund të shihet një meny e startit me Cortana-në e integruar direkt në të.

windows10-build-10158

Por, ajo që vlen të ceket është se deri më tani nuk ka ndonjë problem të dukshëm në Windows 10, sipas ndërtuesve, dhe gjithashtu asnjë problem madhor – që është një gjë e mirë për Microsoft para lansimit zyrtar më 29 korrik, transmeton Lajmi.net.

Që nga tetori 2014, Microsoft ka lëshuar vazhdimisht parashikime të Windows 10. Duhet përmendur gjithashtu se Windows 10 u ishte lëshuar disa përdoruesve si testim, ku më pas ata raportonin për ndonjë problem të vërejtur në mënyrë që sistemi operativ të mos ketë ndonjë problem kur të lansohet zyrtarisht.

t1-465f7835b3bda320