Pamje e tmerrshme e filmuar nga një turist i tronditur, krijesa misterioze shfaqet në liqen

Turistët u tronditën kur panë një hije që lëvizte në mes të Liqenit Kanas në veri-perëndim të Kinës .

Fun

27/05/2018 17:31

Skeda tregon një objekt të errët që lëviz ngadalë nën ujërat e thella dhe ngre valët.

Vëzhgimet ngritën diskutime midis përdoruesve të internetit dhe ekspertëve mbi ‘përbindëshin e Liqenit të Kanasit’, të cilat shpesh llogariten si ekuivalente kineze me përbindëshin e Liqenit në Skoci, transmeton lajmi.net.

Një grup turistësh kinezë vizituan Liqenin e famshëm Kanas në Prefekturën e Altay në Xinjiang më 15 maj dhe filmuan momentin kur valët ngadalë u ngritën mbi liqen.

Thashethemet e përbindëshit filluan në vitin 1980 dhe liqeni është përmbytur me turistë pasi që duan të shohin kafshën legjendare.

Në vitin 2012, një punonjës gjithashtu filmoi pamjet e ngjashme duke treguar valë të mëdha që dilnin në sipërfaqen e liqenit.

Yuan Guoying, një studiues në Qendrën e Mbrojtjes së Mjedisit në Xinjiang beson se përbindëshi Kanas është një peshk siberian gjigand.

“Unë jam i sigurt se ata janë trofta siberiane gjigante.

“Duke pasur parasysh habitatin dhe valët, ka vetëm një lloj peshku që mund të jetojë në liqen dhe kjo është trofta siberiane gjigante”, tha z. Yuan.

“Ajo që në të vërtetë ndodhi nën ujë është se troftat e mëdha siberiane duan të gjuajnë peshq të vegjël dhe peshqit e vegjël notojnë afër sipërfaqes së ujit për të shmangur troftën”, shtoi ai.

Sidoqoftë, pretendimet e zotit Yuan ende nuk janë konfirmuar.

Dëshmitarët e vetëdeklaruar kanë përshkruar se hija në liqen shtrihet rreth 10 metra (33ft).

Megjithatë, një troftë gjigande siberiane mund të rritet vetëm deri në dy metra (6.6ft). /Lajmi.net/