Pajisja që e detekton HIV-in për 15 minuta

Inxhinierët hulumtues të biomjeksisë në Universitetin e Kolumbisë kanë krijuar një pajisje për celularë i cili mund të detektojë HIV-in me një shpim në gisht. Kjo kushton vetëm $34 për ta bërë dhe rezultati del brenda 15 minutave. Sipas hulumtuesve, është njëri prej testeve më të përsosur për HIV-in. Për shkak që mund të identifikojë…

Auto & Tek

12/02/2015 21:04

Inxhinierët hulumtues të biomjeksisë në Universitetin e Kolumbisë kanë krijuar një pajisje për celularë i cili mund të detektojë HIV-in me një shpim në gisht.

Kjo kushton vetëm $34 për ta bërë dhe rezultati del brenda 15 minutave. Sipas hulumtuesve, është njëri prej testeve më të përsosur për HIV-in.

Për shkak që mund të identifikojë HIV-in shumë lirë dhe shumë shpejtë, hulumtuesit besojnë se pajisja mund të bëjë një ndikim të rëndësishëm në AIDS-in në Afrikë dhe pjesë të tjera të botës në zhvillim, transmeton Lajmi.net.

Zbulimi i hershëm ndihmon që të ndalohet përhapja e HIV-it dhe kjo mund të jetë shumë e rëndësishme veçanërisht tek gratë shtatzëna. Sipas Qendrës Botërore për Kontrollimin e Sëmundjeve, gratë të cilat e zbulojnë herët HIV-in marrin ilaçe të cilat e zvogëlojnë rrezikun e transmetimit të virusit tek pasardhësi i tyre.

Përmes kësaj pajisje është duke u përpjekur që të ulet kostoja e mjekësisë dhe diagnoza mjekësore, duke përdorur teknologjinë më të fundit mobile.