Pajisja e mençur për ujitjen e bimëve

Në rast se robotët nuk ishin në rrugën e tyre të duhur për të ju ndihmuar në jetën tuaj mjaftueshëm, tani ju mund të programoni një të tillë që t’i ujitë bimët tuaja pikërisht ashtu siç dëshironi ju ta bëni.

Auto & Tek

04/07/2014 22:31

Pikëza duket si koka e R2-D2 por funksionon si një sistem spërkatës. Duke përdorur celularin tuaj të mençur, ju mund ta vendosni mënyrën e spërkatjes, vendin dhe të dhëna të tjera në Pikëz. Kështu më pas pajisja përcakton sa shumë ujë bima ka nevojë dhe sa shpesh.

Themeluesi i kësaj pajisje Steve Fernholz ia paraqiti për herë të parë si ide nënës së tij. Oborri i tij i pjerrët kishte nevojë që të ujitej por nuk kishe ndonjë mënyrë të lehtë për ta sjellë një sistem të ujitjes nëntokësore. Kështu që nëna e tij qëndronte gjatë gjithë kohës jashtë duke i ujitur bimët me një ujitës kopshti të rregullt. Dhe këtu i erdhi ideja Fernholz-it.

“Unë shkova në garazhin tim, kisha një aeroplan të kontrollit të largët që në fakt e kisha lënë anash dhe i përdora ca pjesë të tij për provuar për të krijuar diçka. Dhe ai më shërbeu për qëllimin tim, për të ujitur këto pemë dhe për t’i mbajtur ato gjallë”, tha ai për Mashable.

Pajisja gjithashtu merr parasysh klimën dhe nivelet e fundit të motit që mund të ndikojnë në orarin e ujitjes dhe ta përshtatë atë në përputhje me rrethanat, duke bërë të mundur Pikëzën që të ruaj burimet.

Kompania pretendon se kjo pajisje zvogëlon përdorimit e panevojshëm të ujit për 90% dhe kursen mesatarisht $260 në vit.

Fernholz tha se aktualisht Pikëza është në dispozicion vetëm për pronarët e shtëpive dhe ajo së shpejti do të jetë e gatshme edhe komercialisht.

Ky prodhim do të prezantohet zyrtarisht të martën.