Paga e Alisson është 1.5 milionë euro, ja sa kërkon ai për të rinovuar

Sipas “Rai Sport”, Alisson kërkon 5 milionë euro në sezon, ndërsa Roma i ofron 3.5 milionë deri në 4.

Sport

07/04/2018 14:59

Alisson Becker është ndër portierët më të kërkuar në botë për momentin.

Braziliani ka shkëlqyer me Romën këtë sezon, duke qenë futbollisti kryesor i kryeqytetasve, përcjellë “Lajmi.net”.

Palët nuk po pajtohen për rinovimin e kontratës.

Sipas “Rai Sport”, Alisson kërkon 5 milionë euro në sezon, ndërsa Roma i ofron 3.5 milionë deri në 4.

Braziliani momentalisht paguhet me 1.5 milionë euro.

Megjithatë, gjasat janë pozitive që ai të vazhdojë me Romën.

Alisson kërkon të mbyllë rinovimin para Kupës së Botës, ku do të jetë startues në Kombëtaren e Brazilit. /Lajmi.net/