Pa duar dhe me një këmbë të shkurtuar, vozitë makinën (Foto/Video)
Një grua e re e lindur pa krahë, është shndërruar në inspirim për miliona njerëz, të cilët janë mahnitur nga video që kanë parë në Youtube, se si ajo kujdeset për çdo gjë me këmbët e saj.
Fun
Që nga ngrënia deri tek vendosja e make up-it, 25 vjeçarja amerikane, e cila e ka një pseudonim Tisha UnArmed, tregon se si pavarësisht aftësive të kufizuara, arrin që të shijojë lirinë e saj, transmeton lajmi.net
Tisha shpjegon se si ka lindur pa krahë, dhe në vend të kësaj ka vrima të vogla në vendin ku duhet t’i ketë gjymtyrët e sipërme.
Këmba e saj e djathtë është e lakuar dhe më e shkurtër se këmba e saj e majtë, me rreth tetë inç, ku thembra e saj u kthye nga jashtë.
Ajo thotë se nuk ka shpjegime për defektet, duke shtuar: ‘’Nëna nuk ka pirë drogë, nuk ka pasur shpërthim të kimikateve, nuk ka ngjyrosur flokët e saj apo ndonjë gjë tjetër.
Pavarësisht se mjekët i kishin rekomanduar një amputim të këmbës kur ka qenë një foshnje, nëna e saj nuk kishte pranuar me pretekstin se vajza e saj do të mbetej pastaj me vetëm një gjymtyrë.
Tisha thotë: Nëna ishte në gjendjen: ‘’A po bëni shaka me mua, ajo nuk ka krahë dhe ju doni t’i preni këmbën e saj? Kjo nuk është e drejtë, ajo do të ketë vetëm një gjymtyrë.
Tisha tani ka një protezë të projektuar posaçërisht e cila është krijuar që t’i përshtatet fomrës së këmbës së saj.
Tisha thekson se për të është më e lehtë të vesh pantallona të shkurtra, fustane, dhe se kohën më të madhe ia konsumon veshja.
‘’Të veshesh në mëngjes mund të jetë e vështirë kur nuk ke duar. Nëse vendos të vesh këmishë apo pantallona të ngushta më merr më shumë kohë.’’
Ndërkaq për të vozitur, Tisha është adoptuar me makinën të cilën e ka plotësuar me mjetet e nevojshme që i duhen e saj, natyrisht, i ka zëvendësuar në mënyrë që ta ketë më të lehtë kontrollin mbi to. /Lajmi.net/