Ozil shkëlqen, Arsenali fiton

Mesut Ozil luajti rol në të tre golat e Arsenalit në fitoren ndaj Stoke Cityt me rezultat 3-1 në ‘Emirates Stadium’. Aaron Ramsey realizoi golin e tij të shtatë në tetë ndeshje në të gjitha garat këtë stinor duke mposhtur portierin Asmir Begovic pas goditjes së lirë nga Ozil. Stoke barazoi pak para përfundimit të…

Sport

22/09/2013 15:21

Mesut Ozil luajti rol në të tre golat e Arsenalit në fitoren ndaj Stoke Cityt me rezultat 3-1 në ‘Emirates Stadium’.

Aaron Ramsey realizoi golin e tij të shtatë në tetë ndeshje në të gjitha garat këtë stinor duke mposhtur portierin Asmir Begovic pas goditjes së lirë nga Ozil.

Stoke barazoi pak para përfundimit të pjesës së parë kur Geoff Cameron e dërgoi topin në rrjetë pasi Marko Arnautovic kishte qëlluar shtyllën.

Por, në pjesën e dytë Arsenali e riktheu kontrollin dhe me golat nga Per Mertesacker dhe Bacary Sagna pas goditjeve standarde të ekzekutuara nga Ozil e siguroi fitoren dhe u ngjit në pozitën e parë në Premierligë.