Ozil nervozon tifozët e Arsenalit (Video)

Mesut Ozil ka hidhëruar tifozët e Arsenalit pasi shkëmbeu fanellën me mesfushorin e Sevillas, Geoffrey Kondogbia, menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë.

Sport

18/03/2015 09:12

Arsenali fitoi 2:0 në ndeshjen e kthimit kundër Monacos por nuk u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për faj të humbjes 3:1 në Emirates.

Futbollistët u munduan dhe luftuan deri në fund për ta përmbysur disavantazhin, por në fund dështuan për një gol.

Por, ai që përfundoi në qendër të kritikave ishte mesfushori Mesut Ozil i cili hidhëroi tifozët e Arsenalit pasi shkëmbeu fanellën me mesfushorin e Sevillas, Geoffrey Kondogbia, menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë.

“Mesut që e shkëmben fanellën në pjesën e parë bën sikur kjo është një ndeshje miqësore”, ishte komenti i një tifozi të Arsenalit në Twitter.

Por, shumë të tjerë e kanë sulmuar Ozilin për veprimin e tij.