Owen: Liverpool – Real Madrid, ky ekip do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Michael Owen favorizon Real Madridin për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Sport

17/05/2018 09:10

Michael Owen ka parashikuar finalen e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit.

Ish sulmuesi i “Reds” dhe “Los Blancos” ka thënë se shpreson që trofeu të ndahej në dy pjesë.

Por, ai favorizon më shumë Real Madridin për triumf në finalen e Kievit.

“Kur Real Madrid duhet ta fitojë një trofe, e fiton”, deklaroi Owen për mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

Liverpool dhe Real Madrid zhvillojnë finalen e Ligës së Kampionëve më 26 maj në Kiev. /Lajmi.net/