Opsioni që ia mundëson laptopit tuaj ta mbajë baterinë më gjatë kur shikoni filma

Shikimi i filmave apo shfaqjeve televizive në laptop është një mënyrë e shkëlqyeshme për të kaluar kohën kur udhëtoni për punë. Por do të ketë mundësi që të përballeni shpesh me baterinë e kompjuterit që të harxhohet para përfundimit të filmit tuaj.

Auto & Tek

02/12/2018 18:09

Ata që përdorin Windows 10 mund të përdorin disa metoda për të kursyer energjinë e baterisë, transmeton lajmi.net.

Cilësimet e Windows 10 përmbajnë një opsion “Optimize for battery life” që mund të zgjidhni nën menynë “Video Recording”.

Është gjithashtu e vlefshme zgjedhja e opsionit që lejon videot të luajnë në një rezolucion më të ulët kur të baterisë.

Ky opsion, i cili ka efekt vetëm në videot e transmetuara, kursen shumë energji dhe vetëm sa pakëson rezolucionin e tyre. /Lajmi.net/