Olloclip: Shtesa më e mirë për kamerën e iPhone 6

Kur Apple e nxori pajisjen e palës së tretë për iPhone dhe prezantoi një iPhone 6 komplet të ridizajnuar, klientët e kompanisë mbetën shumë të kënaqur.

Auto & Tek

03/02/2015 20:03

Në mesin e kësaj ishte edhe Olloclip, një pajisje shtesë për kamerën e iPhone. Përmes kësaj shtese, kamera e iPhone mund të kapte imazhe në kënd të gjerë, mund të bënte fotografi në metodën ‘Syri i peshkut’ dhe kishte lente 2 herë më të mira.

Me këto karaktersitika, Olloclip ju mundëson që të bëni fotografi me të vërtetë të bukura dhe në rezolucion të lartë, transmeton Lajmi.net.

Olloclip, i cili ishte lansuar vitin e kaluar, kushton rreth $100. Zgjidhja për të marrë këtë shtesë për kamerën tuaj të iPhone duket shumë e mençur, për të mos thënë e përsosur.

Nëse jeni adhurues i fotografive apo një fotograf i zakonshëm, duhet që patjetër ta merrni këtë pajisje për celularin tuaj.