Okunoshima, ishulli i vogël ku banojnë mijëra lepuj (Video)

Një ishull i tërë i banuar nga mijëra lepuj nuk është një legjendë, por realitet. Okunoshima është një ishull i vogël në detin japonez Inland dhe njihet si “Ishulli i lepujve” sepse aty jetojnë mijëra lepuj.

Fun

27/05/2017 18:13

Askush nuk e dinë me saktësi se si lepujt kanë arritur këtu, por që nga përfundimi i Luftës së dytë Botërore, lepujt në këtë ishull janë shumuar me të madhe.

Ka shumë histori se si lepujt përfunduan këtu. Një nga teoritë është se lepujt u sollën në këtë ishull në 1971-shin, sepse një shkollë lokale nuk kishte mundësi të përkujdesej për to. Pra në ishullin e pa banuar u sollën 8 lepuj të cilët pastaj u shumuan- thotë punonjës hotelit Kdouaki Hirozaku.

Një teori tjetër thotë se lepujt u sollën në ishull për tu përdorur si eksperimente pasi në Okunoshima ushtria japoneze në mënyrë sekrete prodhonte tonelata gaz helmues. Megjithatë cila do qoftë origjina e lepujve në këtë ishull, ato e kanë kthyer atë në një atraksion të madh turistik. /Alsat-M/

YouTube player