Oferta e çmendur e një lokali në Beograd, për golat pëson Shqipëria

Kombëtarja serbe nuk do të marrë pjesë në Europianin që starton të premten e ardhshme, por kjo nuk do të thotë që serbët nuk janë të interesuar se çfarë do të ndodhë nga data 10 qershor deri më 10 korrik në Francë.

Fun

02/06/2016 08:38

Sidomos vëmendje të veçantë do të ketë në datat 11, 15 dhe 19 qershor kur do të luajë ndeshjet kombëtarja që i la jashtë këtij kompeticioni, Shqipëria.

Një lokal në Beograd ka bërë një ofertë mjaft interesante duke i ftuar tifozët që ndeshjet e Shqipërisë t’i shohin bashkë.

Lokali ofron 5% ulje për çdo gol që do të pësojë Shqipëria dhe Kroacia, ndërsa vodka falas për të gjithë në rast se Europianin do ta fitojë Rusia.

Por, duke ditur që Shqipëria e De Biasit nuk ka pësuar ndonjëherë më shumë se dy gola për ndeshje, tifozët serbë nuk pritet të përfitojnë shumë nga oferta e lokalit, por të paktën do të kenë kënaqësinë të shohin Shqipërinë në Europian. / TCH