Odegaard, rrogën më të madhe se Reus

Përforcimi i ri i Real Madridit, Martin Odegaard ka rrogë më të lartë se ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus.

Sport

23/01/2015 20:22

Real Madrid transferoi talentin norvegjez, Martin Odegaard nga klubi Stromsgodset.

Futbollisti u prezantua të enjten e më pas u publikua lajmi se 16-vjeçari në Santiago Bernabeu do të ketë pagë prej 80 mijë euro në javë.

E madhe, tepër, sidomos për një futbollist të ri ende në fillim të karrierës. Kurse, sa për krahasim ju sjellim një shembull që sa do që është i pabesueshëm aq edhe jo i këndshëm për yllin në fjalë.

Mesfushori ofanziv i Borussia Dortmundit, Marco Reus – objektiv i shumë klubeve të mëdha evropiane përfshirë Real Madridin – ka pagë më të vogël se Odegaard. Reus paguhet 75 mijë euro në javë.