Nuk zgjat gëzimi për tifozët e Liverpool, ylli i skuadrës gjashtë javë jashtë fushave – Lajmi.net
Nuk zgjat gëzimi për tifozët e Liverpool, ylli i skuadrës gjashtë javë jashtë fushave
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliPremier LeagueSport 19:25, 6 December 2018
Liverpool ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen kundër Burnley, me rezultatin 3:1.

Kësisoj, “The Reds” mbajnë hapin me liderët e Manchester City, me vetëm dy pikë distancë.

Por, pas ndeshjes, Jurgen Klopp dhe tifozët kanë pranuar një lajm shokues.

“Goal” shkruan se mbrojtësi i skuadrës Joe Gomez do të mungojë për gjashtë javë, si pasojë e një lëndimi, transmeton lajmi.net.

Anglezi u detyrua të largohet nga ndeshja me Burnley në minutën e 23-të të takimit, pas një përplasje me Ben Mee.

Mungesën e tij e ka bërë të ditur trajneri i skuadrës Jurgen Klopp.  /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO