Nuk ndalet Vëllaznimi, vjen përforcimi i radhës

Burim Qorri është futbollisti më i ri i klubit gjakovar, KF Vëllaznimi.

Sport

19/01/2018 22:42

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, futbollisti kosovar, Burim Qorri, ka konfirmuar se pas katër viteve është larguar nga Feronikeli për t’u transferuar te Vëllaznimi.

“Prej sot zyrtarisht pjesë e Vëllaznimit”, ka shkruar shkurt Qorri.

Qorri është vetëm transferimi i radhës i Vëllaznimit, që pas ardhjes në krye të Agim Canës, ka filluar të këndellet./Lajmi.net/