Nuk keni parë jaht më superluksoz (Foto)

Kompania Lexus ka prezantuar jahtin e parë, i cili nuk është jaht i thjeshtë, por ka 885 kuajfuqi.

Fun

20/01/2017 16:28

Lexusi është divizioni i Toyotas për veturat luksoze dhe Lexus Sport Yacht është produkt i departamentit të Toyota Marine.

Jahti ka dy motor V8 të Lexusit, të cilët tashmë gjenden në veturat RC F dhe GS F.

Super-jahti mund të bartë tetë persona në shpejtësinë maksimale 60 kilometra në orë, ka njoftuar Lexus.

Dizajni i këtij jahti është i përbërë nga fibrat e karbonit dhe plastika e përforcuar.

Sport Yacht është prezantuar në Miami si koncept dhe nuk është në shitje, edhe pse Toyota është duke analizuar nëse tregu amerikan është i duhuri për këtë jaht.