‘Nuk kam trukuar ndeshje’

Javier Aguirre ka mohuar se është përfshirë në skandalin e fiksimit të ndeshjeve, për sa kohë ishte trajner i Real Zaragozas në La Liga.

Sport

28/12/2014 23:37

Trajneri Meksikan është akuzuar për fiksim ndeshjesh në La Liga, për aq kohë sa ishte trajner i skuadrës së Real Zaragozës.

Ai është në krye të skuadrës në fjalë që nga nëntori i vitit 2010 e deri në dhjetorin e vitit 2011. Zaragoza fitoi me rezultat 2-1, duke siguruar mbijetesën në La Ligë.

Aguirre është akuzuar se ka trukuar ndeshjen finale të sezonit 2010-11, atë kundër Levantes.

“Unë kam punuar në Spanjë për 12 vite dhe kurrë nuk kam bërë diçka që nuk është profesionale. Nuk jam përfshirë kurrë në gjëra të tilla”, tha Aguirre.