Nuk e parkoi autobusin

Jose Mourinho e festoi fitoren e madhe kundër Manchester Cityt, duke thënë se është i sigurt se në prag të stinorit të ardhshëm Chelsea do të jetë skuadër më e pjekur. Strategjia e jashtëzakonshme e Special One udhëhoqi gjigantin londinez drejt fitores 1:0 në udhëtim te Manchester City, duke u bërë skuadra e parë që…

Sport

03/02/2014 22:34

Jose Mourinho e festoi fitoren e madhe kundër Manchester Cityt, duke thënë se është i sigurt se në prag të stinorit të ardhshëm Chelsea do të jetë skuadër më e pjekur.

Strategjia e jashtëzakonshme e Special One udhëhoqi gjigantin londinez drejt fitores 1:0 në udhëtim te Manchester City, duke u bërë skuadra e parë që triumfoi në Etihad deri më tani gjatë këtij sezoni në Premierligë.

“Në përgatitjen e edicionit të ardhshëm, unë dhe futbollistët e mi mund të themi haptas se jemi më të pjekur, më solid dhe kandidat për titull. Ky sezon është për evoluim. Ne mund të fitojmë titullin, nëse atë e humb Manchester City”, deklaroi Mourinho pas takimit.

Mourinho akuzohej se mund të mbrohet nga Man City

“Arsenali është duke punuar për shumë e shumë vjet në evoluimin e ekipit. Ajo që jemi duke bërë ne këtë sezon, e ka bërë Arsenali për shumë vjet. Nuk ka rëndësi për ne të vijmë këtu, të parkojmë autobusin dhe të fitojmë 1:0 në një situatë me fat. Evoluimi është më i rëndësishëm”.