Nuhiu shënon golin më të bukur të tij këtë sezon

Atdhe Nuhiu ka treguar edhe njëherë se po kalon momentet më të mira këtë sezon.

Sport

30/03/2018 18:28

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, ka shënuar dy gola në fitoren 4:1 të Sheffield Wed kundër Prestonit.

Nuhiu shënoi në minutat 50’ dhe 91’.

Goli i dytë, ishte i jashtëzakonshëm. Nuhiu, mori topin tek këndi, për të depërtuar në drejtim të zonës, dhe me të majtën realizoi për golin më të bukur të tij këtë sezon./Lajmi.net/