Nuhiu për faqen e FIFA-s: Kosova ka shumë talentë, mban tre Kombëtare

Atdhe Nuhiu është ndër lojtarët e fundit që iu bashkua Përfaqësueses së Kosovës.

Sport

16/05/2017 21:08

Sulmuesi shtatgjatë që debutoi me gol, në një intervistë për faqen e FIFA-s, përshkroi emocionet e tij për veshjen e fanellës së vendit të tij, Kosovës.

27 vjeçari që ka luajtur për U21 e Austrisë, ka deklaruar se nuk ka menduar dy herë për t’i thënë po Kosovës.

“Një derë mbyllet, një tjetër hapet. Kosova më ftoi dhe unë nuk kam menduar dy herë”, ka deklaruar Nuhiu, përcjell lajmi.net.

Nuhiu kujtojnë me shumë emocione golin në debutim ndaj Islandës, në humbjen 1:2 të Kosovës.

“Ishte diçka shumë e mirë për ata, dhe për familjen time që ishte shumë e lumtur. E veçanërisht për babanë tim, që është shumë patriot”, ka vazhduar ai.

Nuhiu tutje tregon se Kosova ka shumë talentë, sa që mban tre kombëtare, përfshirë edhe Zvicrën dhe Shqipërinë.

“Gjysma e lojtarëve të Shqipërisë janë nga Kosova, plus ka të tjerë që luajnë të Zvicra dhe të Kosova. Ne kemi lojtarë që luajnë në tre kombëtare të ndryshme. Kosova ka talente. Nëse mendoni për këtë, atëherë e shihni se e ardhmja është te Kosova”, ka përfunduar Nuhiu./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S