Nokia u rikthehet lenteve Carl Zeiss – Lajmi.net
Nokia u rikthehet lenteve Carl Zeiss
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 13:20, 10 July 2017
Në epokën kur të gjitha pajisjet duken thuajse identike, çfarë kërkojnë konsumatorët nga telefoni i tyre inteligjent?

Pjesa më e madhe e njerëzve do të përgjigjeshin; një kamera më të fuqishme dhe më të pastër.

E për t’iu përgjigjur kërkesës së tregut, “HMD Global”, kompania që ka marrë patentën e Nokias nga gjiganti finlandez i teknologjisë, nënshkroi një marrëveshje me kompaninë e prodhimit të lenteve, “Carl Zeiss”.

Ky është partneriteti i radhës i HMD, që synon të ringjallë edhe njëherë markën që dikur dominonte me mbi 70 përqind tregun e telefonisë celulare në botë.

Lentet dhe ekspertiza e “Zeiss” do të ofrohen në të gjithë telefonat inteligjentë Nokia të së ardhmes, megjithëse në asnjërin prej produkteve N3, N5 dhe N6, që të gjithë me sistem Android që dalin në shitje muajin e ardhshëm, këto lente nuk janë të pranishme. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Kamera Carl Zeiss, Nokia

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master Japan
  • Play Bow Master