Noizy bashkëpunim me reperin e njohur botëror?

Reperi Noizy është njëri ndër artistët më të kërkuar shqiptar dhe njëherësh ndër më të suksesshmit.

ShowBiz

10/10/2017 09:15

Ai është goxha aktiv në rrjete sociale ku edhe poston imazhe nga çdo aktivitet që bën, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Noizy publikoi një foto në të cilën shihet bashkë me reperin e njohur italian Ghali Amdouni.

“Çunat me lodra tek parku lojrave” është mbishkrimi që Noizy ka vënë ngjitur me fotografinë bashkë me Ghalin.

Nuk dihet nëse ka diçka më shumë nga kjo foto e Noizyt me Ghalin apo dyshja kanë vetëm shoqëri me njëri-tjetrin. /Lajmi.net/