Shkurte Fejza i bashkohet thirrjes për Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, u është bashkuar thirrjeve për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë. Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Fejza ka bërë thirrje që të marrin pjesë në marshin që organizohet në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri…

ShowBiz

06/09/2026 10:43

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, u është bashkuar thirrjeve për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Fejza ka bërë thirrje që të marrin pjesë në marshin që organizohet në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, është mesazhi i përcjellë nga këngëtarja, duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit.

Marshi organizohet nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” dhe mbahet në prag të 16 shtatorit, në mbështetje të drejtësisë, lirisë dhe kthimit në atdhe të ish-krerëve të UÇK-së.

Marshi do të nisë më 12 shtator, në orën 14:00, nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë.

12 shtator | Ora 14:00 | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë.

Marshojmë për liri. Marshojmë për çlirimtarët. /Lajmi.net/