Dafina Dauti prek zemrat me këngën e re “Kosova po pret”, pak ditë para vendimit në Hagë
Këngëtarja e njohur nga Drenica, Dafina Dauti, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Kosova po pret”. Kënga, e mbushur me emocione dhe mesazh të fuqishëm, vjen vetëm pak ditë para vendimit të shumëpritur për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Përmes këtij projekti, Dafina përcjell mesazhin e pritjes,…
ShowBiz
Këngëtarja e njohur nga Drenica, Dafina Dauti, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Kosova po pret”.
Kënga, e mbushur me emocione dhe mesazh të fuqishëm, vjen vetëm pak ditë para vendimit të shumëpritur për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Përmes këtij projekti, Dafina përcjell mesazhin e pritjes, shpresës dhe mbështetjes për çlirimtarët, në një kohë kur vëmendja e shumë shqiptarëve është e kthyer drejt Hagës.
Artistja nga Drenica kohëve të fundit ka qenë e pranishme edhe në aktivitete të shumta të organizuara në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke u bërë pjesë e iniciativave që kanë përcjellë mesazhin “Kosova po pret”.
Tashmë ky mesazh është sjellë edhe përmes muzikës, në këngën më të re të Dafina Dautit.