Njoftohuni me Firefox 29, një shfletues më i lehtë dhe më modern nga Mozilla

Përdoruesit e Firefox, do të marrin një përditësim të ri nga Mozilla. Shfletuesi morri një mori rregullimesh të mëdha të martën, duke ofruar një ri-dizajnim dhe më shumë karakteristika se kurrë më parë.

Auto & Tek

30/04/2014 17:50

Mozilla, firma e cila e ka në pronësi shfletuesin një dekadë të vjetër, njoftoi të martën se shfletuesi do të marrë disa rregullime të reja dhe punime të brendshme.

Përditësimi i quajtur Firefox 29, do të jetë më i lehtë në përdorim dhe është bërë për shkak të rritjes së përdorimit të Google Chrome dhe rënjes së përdorimit të tij.

“Ne ri-imagjinuam dhe ri-dizajnuam Firefox-in për të reflektuar në atë se si ju e përdorni Web-in, dhe jemi të ngazëllyer për të futur shumë karakteristika të reja që përfshijnë edhe një dizajn të ri argëtues dhe elegant, meny të re dhe një shërbim të ri Firefox Sync i mundësuar nga Firefox Accounts”, shkruan Mozilla në një blogpost.

Kur ju hapni versionin e përditësuar të Firefox, ndryshimi do të vërehet dukshëm në shfletues. Dizajni i përgjithshëm duket gati i njëjtë me atë të Google Chrome, me skedarë të rrumbullaksuar dhe me një meny më të thjeshtësuar.

Për kritikat se Mozilla po kopjon Google, Jonathan Nightingale, zëvendës president i Mozilla-së tha për TechChrunch: “Google nuk e shpiku thjeshtësinë…Ne bëjmë shumë gjëra më ndryshe”.

Analizat e Mozilla tregojnë se shfletuesi i tyre ka humbur rreth 3% të pjesës së saj në treg vitin e kaluar. Shfletuesi i Mozilla-së aktualisht vepron në të gjithë botën me 17%.