Njihuni me telefonin më të ri nga HTC (Foto)

HTC U Ultra dhe U Play janë telefona të shkëlqyer, por ato nuk janë në të vërtetë të avancuar për 2017-n.

Auto & Tek

17/04/2017 00:27

Kompania tajvaneze është duke punuar në një tjetër telefon i cili do të jetë konkurrent shumë i fortë.

Me emrin kodues HTC Ocean, HTC U pritet të lansohet në një të ardhme të afërt.

Llogaria e famshme në Twitter @evleaks ka publikuar disa fotografi të këtij telefoni, dhe mund të shohim që telefoni nuk duket aq shumë mbresëlënës dhe ka shumë ngjajshmëri me telefonat e tjerë.

Telefoni i ri nuk ka ekran të dytë dhe sa i përket specifikave tjera, duhet të jetë konkurrent i fortë, ndërsa sa i përket dizajnit ai qëndron si rival i drejtpërdrejtë ndaj LG G6 dhe Galaxy S8.