Njeriu më i pasur në botë ka diçka që s’mund ta blejë – Lajmi.net
Njeriu më i pasur në botë ka diçka që s’mund ta blejë
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 10:03, 31 July 2017
Bosi i Amazon, Jef Bezos mund të jetë njeriu më i pasur në botë, por ende ka diçka që as ai nuk mund ta blejë.

Këtë javë, Bezos për herë të parë kaloi në renditje themeluesin e Microsoftit, Bill Gates si njeriu më i pasur në botë.

Por duket se gjëja që ai do, nuk blihet – më shumë kohë në këtë botë.

Miliarderi raportohet se po investon para të shumta në kërkim të eliksirit të jetës.

Deri më tani, “Unity Biotechnology” ka mbledhur mbi 100 milionë dollarë fonde për misionin kontraversial të zhbërjes së pasojave ligështuese të plakjes.

Sipas “the Sun”, babai i katër fëmijëve ka marrë një pamje shumë më të shëndetshme dhe të re në muajt e fundit. Rruajtja e kokës dhe një trup me muskuj më të dukshëm bëjnë që 53-vjeçari të duket më i ri.

Bezos, pas manovrave të fundit në botën e biznesit dhe rritjes së aksioneve të Amazon, u zgjua si njeriu më i pasur në botë të martën, duke lënë pas me 500 milionë dollarë Gatesin, por eliksirin e jetës nuk e blen dot, të paktën për me stadin e tanishëm të shkencës.

Njerëzit më të pasur në botë sipas Forbes:

Jeff Bezos, Amazon ($90.6 billion)

Bill Gates, Microsoft ($90.1 billion)

Ëarren Buffet, Berkshire Hathaway ($75.6 billion)

Amancio Ortega, Zara ($71.3 billion)

Mark Zuckerberg, Facebook ($56 billion)

Fjalët kyçe: blejë, Kohë, njeriu më i pasur

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Rock Wheels
  • Play Zombie Big Trouble