Njerëz të ftohtë? Këto raste do ju shokojnë (Foto)

Përgjithësisht thuhet se gjermanët janë njerëz të ftohtë.

Fun

19/09/2017 22:00

Por këto dy raste kanë shokuar opinionin publik jo vetëm në Gjermani.

Në një rast, një gjykatës vendosi gjoba për tre persona në qytetin e Esenit, pasi injoruan një pensionist që humbi ndjenjat në bankë.

83-vjeçari përplasi kokën gjatë rrëzimit dhe humbi jetën në spital.

U deshën 20 minuta që pensionisti të marrë ndihmën e parë.

Sipas ligjit gjerman, nëse nuk i përgjigjesh një urgjence mjekësore, dënohesh me gjobë ose një vit në burg.

Njerëzit duhet së paku të lajmërojnë ambulancën, nëse nuk kanë aftësi për të dhënë ndihmën e parë.

Por në rastin e pensionistit, njerëzit i kalonin sipër trupit dhe askush nuk jepte ndihmën.

Për këtë arsye gjykata dënoi me gjobë tre persona që i kaluan pranë, ndërsa një i katërt shpëtoi pasi nuk ishte i aftë për të dhënë ndihmë.

Gjobat varionin nga 2400 deri në 3600 euro.

Ndërkohë në një tjetër rast shokues, një person është duke u hetuar për pengim të dhënies së ndihmës.

Ngjarja u regjistrua në Shtutgart.

Një person u rrëzua me motoçikletë gjatë një parakalimi, por një shofer në vend që të jepte ndihmë, nisi të filmonte skenën.

Jo vetëm kaq, por ai pengoi edhe ambulancat me mjetin e tij.

Motoçiklisti ndërroi jetë.

Një zyrtar i policisë tha se ai jo vetëm pengoi punën e tyre, por edhe nuk tregonte asnjë emocion për atë që shihte. /Lajmi.net/