Një vajzë dha argumentet përse ISIS nuk duhet të quhet Shtet Islamik (Video)

A jemi pre e propagandës terroriste teksa po i referohemi ISIS-it si një Shtet Islamik.

Bota

21/11/2015 22:53

Një vajzë në “Question Times” dha një argument shumë të veçantë për këtë rast.

Ajo tha  se, vetëm që një grup pretendon se është shtet islamik, nuk do të thotë se ne duhet ta pranojmë atë si fakt, shkruan Metro, përcjellë lajmi.net

“Nëse unë e thërras vetën me emrin Zebra, a do të më referoheni edhe mu zebra”, pyeste ajo.

Po ashtu ajo shtoi se mediat duhet të marrin përgjegjësinë për përhapjen e përkatësisë  midis myslimanëve dhe ISIS-it, sepse siç tha ajo, duke përdorur  këto terme ushqehet islamofobia dhe largohen myslimanët./lajmi.net

Kliko këtu për të parë videon:

http://metro.co.uk/2015/11/20/woman-on-question-time-has-a-great-argument-for-why-we-shouldnt-say-islamic-state-5516076/?ito=facebook