62 vota për/ Albulena Haxhiu zgjidhet Kryetare e Kuvendit

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës për konstituimin e Kuvendit. Seanca ishte ndërprerë me 8 gusht kur kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti pati kërkuar kohë shtesë për propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit. Sot, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun. “Është arritur një marrëveshje politike që kemi me LDK-në sa i…

Lajme

09/09/2026 11:36

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës për konstituimin e Kuvendit.

Seanca ishte ndërprerë me 8 gusht kur kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti pati kërkuar kohë shtesë për propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.

Sot, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun.

“Është arritur një marrëveshje politike që kemi me LDK-në sa i përket fazave të mëtutjeshme kur të arrijmë tek zgjedhja e presidentit, kështu që vlerësoj se und të procedojmë me këtë propozim”.

Pas kësaj me 62 vota për,  16  kundër dhe 13 abstenime Albulena Haxhiu është zgjedhur kryeparlamentare.

Haxhiu zuri ulësen drejtuese në Kuvend dhe falënderoi deputetët që votuan./Lajmi.net/