Haxhiu-Simiqit: Popull serb ka në Serbi, tërhiqeni menjëherë deklaratën “në emër të popullit serb”

Në Kuvendin e Kosovës janë rikthyer deputetët të cilët patën gjysmë ore pauzë. Pas propozimit të emrave për nënkryetarë të kuvendit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu kërkoi 30 minuta pauzë për shkak të formës së votimit si dhe deklarimti të Igor Simiq kur propozoi Sllavko Simiq për nënkryetar. Ai e propozoi atë në “emër të…

Lajme

09/09/2026 13:22

Në Kuvendin e Kosovës janë rikthyer deputetët të cilët patën gjysmë ore pauzë.

Pas propozimit të emrave për nënkryetarë të kuvendit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu kërkoi 30 minuta pauzë për shkak të formës së votimit si dhe deklarimti të Igor Simiq kur propozoi Sllavko Simiq për nënkryetar.

Ai e propozoi atë në “emër të popullit serb” dhe jo nga komuniteti serb në Kosovë.

Është në kundërshtim me Republikën e Kosovës, popull serb ka në Serbi e në Kosovë është populli shqiptar dhe komunitetet shumicë.

“Është deklarim i papranueshëm dhe ju ftoj që të tërthiqni menjëherë atë deklarim e ta bëni propozimin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”,deklaroi Haxhiu./Lajmi.net/