Një SMS bllokon të gjithë iPhone-t dhe kompjuterat Mac

Një problem në kod fshehur në mesazhet me tekst është zbuluar në Apple iPhone dhe kompjuterat Mac.

Auto & Tek

19/01/2018 17:20

Abraham Masri, një zhvillues softueri, publikoi një cicërimë ditën e Enjte ku zbulonte problemin i cili shkakton bllokimin e iPhone.

Thjesht duke dërguar një mesazh me një link i cili përmban një kod të përpiluar nga Masri dhe që e ofron përmes GitHub

Zhvilluesi në fjalë tha se ai gjithnjë raporton problemet përpara publikimit të tyre. Apple ende nuk ka komentuar ngjarjen.

Në Mac, problemi çon në dështimin e shfletuesi Safari dhe më pas shkakton ngadalësime të sistemit.

Por përdoruesit nuk kanë pse të alarmohen. Eksperti i sigurisë Graham Cluley shkruante se nuk përbën rrezik sigurie.

Pasi linku bëri xhiron në median sociale, Masri e hoqi nga GitHub duke ndaluar sulmet me përjashtim të rasteve kur kodi ishte kopjuar.