Një skuadër tashmë ka ofruar 300 milionë euro për Ronaldon

Spekulimet për largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi vazhdojnë të rriten.

Sport

16/06/2017 23:56

Gjithçka nisi me lansimin e lajmit nga media portugeze ‘A Bola’, që raportoi se Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid.

Ky lajm ka ngjallë shumë spekulime për të ardhmen e 32 vjeçarit.

Mediet gjatë ditës kanë përmendur shumë skuadra si destinacione të mundshme të portugezit.

Kujtojmë se tashmë Ronaldo ka një ofertë prej 300 milionë eurove, të bërë një vit më parë nga një skuadër kineze, këtë gjë e ka konfirmuar agjenti i lojtarit, Jorge Mendes./Lajmi.net/