Një kompani minierash do të shkojë në hënë për të nxjerrë burime të çmuara

Një kompani që po shpreson të nxjerr burimet natyrore të hënës sapo ka përfunduar një raund të financimit prej 20 milionë dollarësh.

Fun

17/01/2017 01:45

Moon Express, që është e bazuar në Silicon Valley, ka marrë një shumë totale prej 45 milionë dollarë në financimin e përpjekjeve të saj për të dërguar një pajisje në hënë.

Kompania është duke konkurruar për çmimin hënor të Google, Xprize, që do t’i dhurojë çdo kompanie që mund të aderojë në hënë, një sondë në vlerë prej 30 milionë dollarësh, transmeton Gazeta Express.

Fituesi duhet të udhëtojë 500 metra në sipërfaqen e hënës dhe të transmetojë fotografi në rezolucion të lartë prapa në Tokë.

Qëllimi i Moon Express është që të sjell prapa në tokë “burime të çmuara, metale dhe shkëmbinj hënor”, tha Bob Richards për Florida Today, shefi ekzekutiv i kompanisë.