Një ide gjeniale për të vrarë mushkonjat e luftuar Zikën

Dy postera të rinj janë vendosur në rrugët e Rio de Janeiro-s në Brazil me qëllim për të vrarë mushkonjat, në kuadër të një fushate të nisur nga dy agjenci reklamash.

Auto & Tek

22/04/2016 01:02

Billborderat “Mosquito Killer”, të cilat janë krijuar nga agjencitë reklamuese ‘Posterscope’ dhe ‘NBS’, lëshojnë dioksit karboni dhe acid laktik për të imituar frymën dhe djersën njerëzore.

Të joshura nga këta elementë, mushkonjat futen në billbord dhe më pas bllokohen deri sa ngordhin. Billborderat tërheqin mushknonjat në një rreze prej 2.5 km.

Ideja, sipas agjencive, është për të luftuar virusin Zika i cili është përhapur me shpejtësi nga mushkonjat në të gjithë Brazilin dhe Amerikën Latine.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Brazil janë regjistruar më shumë se 1.5 milionë raste me Zika që nga prilli i vitit 2015.

Ideatorët kanë bërë thirrje që postera të tilla të vendosen në të gjithë Brazilin, duke përdorur të gjitha specifikat teknike që kompanitë i kanë publikuar online./techsot.al

1111