NISMA merr përkrahje nga ish-luftëtarët e UÇPMB-së

Bajram Hasani i kandidat për deputet nga NISMA bashkë me Ahmet Isufin dhe Rexhep Kadriun, ishte i ftuar në odën e ish-komandantit të UÇPMB-së Shefket Musliu.

Lajme

29/05/2017 10:46

Hasani ka marrë përkrahje nga ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit për kandidaturën e tij.

Në këtë takim, Hasani ka folur për planet e tij dhe të koalicionit duke treguar se në koalicion e madhe PDK-AAK-Nisma qytetarët e Luginës së Preshevës do të kenë trajtim të veçantë dhe dinjitozë.

“Në mes shumë diskutimeve vëllazërore u treguam se në qeverisjen e koalicionit PDK-AAK-NISMA qytetarët e Luginës së Preshevës do të kenë trajtim të veçantë dhe një jetë të dinjitetshme”, ka shkruar Hasani në Facebook.

Ky është postimi i plotë në facebook:

Mbrëmë bashkë me Ahmet Isufin e Rexhep Kadriun me ftesë të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit, Shefket Musliu, ishim nē odën e tij.
Aty u takuam edhe me ish-luftëtarët e komandant Musliut nga të cilët morëm përkrahje të madhe për kandidaturat tona dhe mbështetje për kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj.
Në mes shumë diskutimeve vëllazërore u treguam se në qeverisjen e koalicionit PDK-AAK-NISMA qytetarët e Luginës së Preshevës do të kenë trajtim të veçantë dhe një jetë të dinjitetshme.