Nishani i kundërpërgjigjet Ramës: Vandalizmin nuk e fsheh asnjë bojatisje
Presidenti i Republikës Bujar Nishani i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Edi Rama për këndin e lojërave tek parku i liqenit në Tiranë.

Lajme
Me një përgjigje të shkurtër, Presidenti ka reaguar pas ironisë së Kryeministrit pak më herët në rrjetet sociale. Vetë Nishani ka publikuar disa foto nga punimet që janë bërë për ndërtimin e këtij parku, që mësa duket tashmë është kthyer në një betejë politike mes palëve.
“Vandalizmin nuk e fsheh asnjë bojatisje”, shkruan Nishani në rrjetin social në facebook.
Rama deklaroi sot se tashmë që parku ka përfunduar, është gati për hetim ndërkombëtar, duke ironizuar kërkesën e Presidentit, i cili disa ditë më parë bëri të ditur se ka kërkuar hetim ndërkombëtar për punimet tek liqeni.