Nis punën ferma më e madhe e energjisë së erës në Amazon

Themeluesi i 'Amazon', Jeff Bezos ka 'pagëzuar' fermën e re të erës së kompanisë së tij, duke thyer një shishe shampanjë derisa po qëndronte në një turbinë prej 90 metrash.

Auto & Tek

22/10/2017 11:47

Video ishte regjistruar përmes një droni në fermën e re të erës në Teksas, e cila aktualisht është projekti më i madh i energjisë së rinovueshme në Amazon, raporton dailymail, transmeton lajmi.net

Ferma ka 100 turbina, secila me një diametër rrotullues me dyfishin e krahut të një Boeing 787 që mund të furnizojë 330,000 shtëpi.

”Investimi në energjinë e rinovueshme është një fitore e favorshme- është e drejtë për klientët tanë, komunitetet tona, biznesin tonë dhe planetin tonë” tha në një deklaratë Kara Hurst, drejtoresha e qëndrueshmërisë në Amazon.

Hurst tha se kompania tani ka 18 projekte të erës dhe të diellit, me 35 të tjera që janë ende në tubacion.

”Këta janë hapa të rëndësishëm drejt arritjes së qëllimit tonë afatgjatë për të fuqizuar infrastrukturës tonë globale duke përdorur 100% energji të rinvoueshme,” tha ajo. /Lajmi.net/