Nintendo do të krijojë një senzor gjumi

Nintendo gjithmonë i ka stimuluar njerëzit me video-lojëra për dekada të tëra, por tani dëshiron që t'i ndihmojë ata që të flenë më mirë.

Auto & Tek

31/10/2014 20:57

Gjigandi japonez i lojërave dha të enjten disa detaje të planit të tij për të hyrë në biznesin e kujdesit shëndetësor me një pajisje që mund të ndjejë sa mirë flenë përdoruesit.

Senzori i Cilësisë së Jetës (QOL), vendoset afër përdoruesit dhe monitoron lëvizjet e trupit, normat e rrahjeve të zemrës dhe frymëmarrjen përmes radio-valëve, transmeton Lajmi.net.

Njësia jo-kontaktuese më pas dërgon të dhëna që mblidhen në serverët bazë për analizë. Përdoruesit pastaj mund të hynë në rezultate që tregojnë nivelet e gjumit dhe lodhjes së tyre.

Sistemi automatikisht do të bëjë rekomandime të tilla si ‘të kesh më shumë ushtrime, ose të ndryshosh dietën’. Informacioni do të ishte i mundur në ‘pajisje të mençura’, tha Nintendo, pa e shtjelluar nëse kjo do të përfshinte celularët e mençur.

Megjithatë, sistemet e dedikuara të video lojërave do të ishin në gjendje që të përdoren për të përmirësuar jetën e përdoruesve, transmeton Lajmi.net.

Reduktimi i lodhjes dhe gjumit janë ato që ne i kemi synim tek përdoruesit tanë, tha presidenti i Nintendo, Satoru Iwata në një takim.

Në Nintendo, ne besojmë se nëse mundemi t’i menaxhojmë këto, do të kishte potencial të madh për shumë përdorues pavarësisht nga mosha, gjinia, gjuha apo kultura, shtoi ai.