N’Golo Kante, transferimi i madh i skuadrës nga La Liga

Barcelona synon ta përforcojë mesfushën me një lojtar nga Premierliga.

Sport

13/07/2018 19:06

‘Sky’ në Itali raporton se katalanët janë të interesuar të nënshkruajnë me mesfushorin e Chelsea, N’Golo Kante.

Në ofertën për Kanten, Barcelona do ta përfshijë edhe mesfushorin portugez, Andre Gomes.

Kante ka dy sezone që është pjesë e Chelsea, ku është shndërruar në lojtarin kryesor te skuadra londineze.

Sigurisht që e ardhmja e Kantes do të vendoset pas botërorit, ku drejtimin e Chelsea do ta marrë Maurizio Sarri./Lajmi.net/