Ngjitet në ndërtesën 185 metra të lartë, pa asnjë element sigurie

Tashmë është 55-vjeçar, por sërish Alain Robert vazhdon të bëjë çmenduri.

Fun

17/03/2018 14:09

Këtë herë “njeriu merimangë”, siç njihet ai, është ngjitur në një qiellgërvishtës 185 metra të lartë në Paris, pa asnjë element sigurie.

Alain Robert është i njohur për ngjitjen e më shumë se 150 ndërtesave më të larta në botë, ku në të kaluarën është ngjitur edhe në Burj Khalifa dhe në kullën “Eiffel”.

Ai ka nisur që në moshën 11-vjeçare ta bëjë një gjë të tillë, ndërsa është shprehur se nuk do të heqë dorë nga “hobi i tij i çmendur” deri në fund të jetës.