Nga radioja mësuan se e kanë harruar vajzën!

Një familje franceze, e cila ishte duke shkuar për pushim në jug të vendit, ka kaluar mbi 150 kilometra para se të kuptojnë se kishin harruar fëmijën e tyre trevjeçar në një ndalesë pushimi në autostradë, raportoi BBC.

Fun

10/08/2015 20:21

Vajzën e tyre e gjetën vetëm kur dëgjuan në radio një njoftim për një vajzë të humbur, transmeton Telegrafi.

Tre vjeçarja është lënë në vendpushimin Bras de Zil, afër qytetit juglindor francez të Valencës.

Fatmirësisht vogëlushen e kishin gjetur një familje amerikane, e cila e kishte dorëzuar në polici, ku trevjeçarja se kishte shkuar në plazh në momentin që nëna, babai, vëllai dhe motra e saj ishin nisur për pushime me automobil.

Ndërkaq, zyra e prokurorit vendor është duke shqyrtuar nëse do të marrë ndonjë veprim kundërligjor ndaj prindërve shkaku i pakujdesisë.