Nga Ole në Leo

Pas qëndrimit prej gati dy muajsh jashtë fushës për shkak të lëndimit, mund ta falni Lionel Messin që ishte i ngutshëm në rikthimin e tij në ekipin e Barcelonës. Por, ylli argjentinas e bëri këtë furishëm duke realizuar dy gola të shpejtë pas inkuadrimit në lojë si rezervist në gjysmë orën e fundit të takimit…

Sport

09/01/2014 19:00

Pas qëndrimit prej gati dy muajsh jashtë fushës për shkak të lëndimit, mund ta falni Lionel Messin që ishte i ngutshëm në rikthimin e tij në ekipin e Barcelonës.

Por, ylli argjentinas e bëri këtë furishëm duke realizuar dy gola të shpejtë pas inkuadrimit në lojë si rezervist në gjysmë orën e fundit të takimit kundër Getafes (4:0) në Copa del Rey, në kuadër të Copa del Rey.

Dhe, paraqitja e tij fantastike për minutat që kaloi në fushë ka mjaftuar që e përditshmja sportive argjentinase Ole – në nder të tij – ta ndërrojë emrin në ballinën e gazës në Leo.

Ballina e Ole

Nofka e Messit në mesin e tifozëve dhe bashkëlojtarëve u përdor si emër në ballinën e fazës në vend të emrit origjinal të saj Ole, e bashkangjitur me një fotografi të madhe të Messit. Punë e mirë.