Nga De Biasi te Panucci, çka ndodhi me Kombëtaren Shqiptare në vitin 2017?

Viti 2017 ka kaluar me shumë zhvillime në Kombëtaren Shqiptare të Futbolli.

Sport

01/01/2018 23:32

Ky vit, solli edhe ndarjen e Kombëtares Shqiptare me trajnerin që i dërgoi në EURO 2016, Gianni de Biasi.

Humbja në qershor ndaj Izraelit në kualifikime për Kupën e Botës, dhe rrethanat jo të favorshme të krijuara brenda grupit, kanë bërë që De Biasi të njoftojë largimin para përfundimit të eliminatorëve.

De Biasi drejtojë Shqipërinë në gjashtë vite, që nga nëntori i vitit 2011.

Vendin e De Biasit e zuri një tjetër italian, bëhet fjalë për Christian Panuccin, i cili drejtoi Shqipërinë në pesë ndeshje, katër kualifikuese dhe një miqësore.

Shqipëria nën drejtimin e Panuccit mposhti Litenshtajin, barazoi me Maqedoninë dhe u mposht nga Italia dhe Spanja.

Megjithatë, vitin 2017 Shqipëria e mbylli me fitore duke e mposhtur 2:3 në udhëtim Turqinë.

Rezultatet e Kombëtares Shqiptare në vitin 2017 i gjeni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/