Neymar udhëheq Barcelonën

Në mungesë të Lionel Messit të lënduar, Barcelona ka fituar një lider të ri, Neymar. Sulmuesi brazilian realizoi dy golat në fitoren 2:1 ndaj Villarrealit në kuadër të xhiros së 16’të në La Ligë. Pas het-trikut në mesjavë në shkatërrimin e Celticut me rezultat 6:1 në Ligën e Kampionëve, Neymar e konfirmoi periudhën e formës…

Sport

14/12/2013 20:51

Në mungesë të Lionel Messit të lënduar, Barcelona ka fituar një lider të ri, Neymar. Sulmuesi brazilian realizoi dy golat në fitoren 2:1 ndaj Villarrealit në kuadër të xhiros së 16’të në La Ligë.

Pas het-trikut në mesjavë në shkatërrimin e Celticut me rezultat 6:1 në Ligën e Kampionëve, Neymar e konfirmoi periudhën e formës së mirë duke udhëhequr skuadrën e tij drejt një fitoreje të rëndësishme në La Ligë.

Ai e kaloi Barcelonën në epërsi pas gjysmë ore lojë kur shënoi nga penalltia. Por, pak minuta pas vazhdimit të pjesës së dytë Villarreal u kundërpërgjigj duke barazuar rezultatin nëpërmjet Mateo Pablo Musacchios.

Mirëpo, Neymar sërish doli në skenë duke e rikthyer avantazhin e vendasve në minutën e 68’të me atë që në fund ishte goli i fitores së Barcelonës. Gjiganti katalan tani ka pesë pikë epërsi ndaj Real Madridit që barazoi 2:2 me Osasunën.