Neymar përshëndetet me Barcelonën, transferohet në PSG (FOTO)

Neymar do të jetë futbollist i Paris Saint-Germain.

Sport

27/07/2017 10:14

Neymar do të largohet nga Barcelona për t’u transferuar në Paris Saint-Germain.

Sulmuesi brazilian do të jetë përforcim i ri i klubit të pasur francez, shkruan e përditshmja sportive franceze “L’Equipe”.

Paris Saint-Germain është i gatshëm të paguajë dëmshpërblimin në kontratën e tij me gjigantin katalan, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Neymar në Parc des Princes pritet të bëhet futbollisti më i paguar në Evropë. /Lajmi.net/